14 C
Skopje
October 20, 2019
Offside

Nuk është ashtu siç duket/ Në Kosovë e kthejnë qesharake me Kemal Ademin

Tashmë është e ditur se nëse një lojtar shqiptar do të bëj jehonë të madhe në kampionatet e njohura në Europë, atëherë do të kontaktohet nga shumë Kombëtare. Kjo ka ndodhur edhe me rastin e Kemal Ademit, që është kthyer në protagonist me Bazelin.

Por zyrtarët në Kosovë, kërkojnë që të mbrojnë sa më tepër futbollistin për të mos pohuar të vërtetën, që të kritikohet nga tifozët. E për ta bërë këtë gjë, mohoet një e vërtetë e madhe që është publikuar javë më parë në media.

Sekretari i përgjithshëm i Kosovës, Eroll Salihu, është shprehur se: “Nuk është e vërtetë se Kemal Ademi na ka refuzuar. Ne po angazhohemi shumë në këtë drejtim. Të gjithë lojtarët me kualitete dhe dëshirë do të grumbullohen te Kosova”.

Ndërkohë që vetëm pak javë më parë, vetë menaxheri i sulmuesi, Renato Cedrola, nuk lë asgjë për të nënkuptuar për mediat zvicerane duke e thënë hapur: “Na ka kontaktuar Kosova dhe Shqipëria, që t’u bashkohet atyre në ndeshjet e radhës. Duan ta bindin për të ndryshuar mendjen. Ademi është rritur në Herisau dhe ndihet zviceran”.

Pra, llogjika e “nuk është ashtu siç duket” mund të funksionojë në raste të tjera, por jo te Kemal Ademi. Të paktën një gjë është e qartë, sulmuesi ka refuzuar për momentin duke pritur Zvicrën dhe kjo nuk do shumë llogjikë të fortë për t’u kuptuar. /Sport Ekspres/

Artikuj të ngajshëm

VIDEO/ Kalibri i lartë, pasimi i mrekullueshëm nga këmbët e Emir Lenjanit

shprehja

“Old Trafford” në këmbë/ Rashford shënon ndaj Liverpool me… polemika

shprehja

VIDEO/ Ky gol “nuk mund të quhet” për Berishën, me Naingolan duhet të hapesh nga porta

shprehja