15.4 C
Skopje
October 16, 2019
Informacione Vendi

Nuk ka datë për negociatat, Gjermania: Vendimi në shtator ose në tetor

Ministrat e Jashtëm të BE pritet të nxjerrin vetëm një deklaratë për rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën e nuk do të japin një datë përfundimtare për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në mbledhjen e sotme (18.06) të ministrave të vendeve anëtare të BE-së për Punët e Jashtme dhe të Evropës nuk duket se do të merret ndonjë vendim përfundimtar për çeljen e negociatave me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por do të lëshohet një deklaratë apo vendim paraprak që do të tregojë rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën.

Franca, Holanda dhe Danimarka kanë shprehur rezerva, shkruan dpa, por një ndër arsyet e mosmarrjes së vendimit është edhe mungesa e vendimit të Bundestagut gjerman.

Gjermania e merr vendimin në shtator apo tetor

Ministri gjerman i shtetit për Evropën Michael Roth, para takimit tha: “Para një viti u kemi dhënë detyrat e shtëpisë dy vendeve dhe ata i kanë përmbushur. Veç kësaj Maqedonia e Veriut ka arritur të zgjidhë një konflikt 30 vjeçar me Marrëveshjen e Prespës”. “Dhe kjo është e pashembullt dhe duhet shpërblyer”, ka shtuar ai. Roth shtoi se për arsye kohe Gjermania do ta marrë vendimin në shtator ose tetor. (DW)

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Numërohen mbi 70 për qind të votave të diasporës, këto janë rezultatet

shprehja

Zaev-BE-së: Nëse nuk hapni negociatat, ndëshkoni Marrëveshjen e Prespës

shprehja

Kurti në Tiranë, për të festuar fitoren në zgjedhjet e Kosovës

shprehja