November 26, 2022
Portali Shprehja

“Nuk ka shërim”, Britney Spears zbulon problemin shëndetësor nga i cili vuan

Ylli me famë botërore, Britney Spears përmes llogarisë së saj në Instagram zbuloi për 41.7 milionë ndjekësit e saj se ka pësuar dëmtim të nervit në anën e djathtë të trupit. Këngëtarja e shumë hiteve foli për problemet e saj shëndetësore ndërsa ndau një tjetër video në rrjete sociale duke kërcyer.

Duke treguar se nuk ka kurim për dëmtimin e saj nervor, këngëtarja pranoi se dhimbja dhe mpirja i kanë ndikuar në gjumin e saj, por ka zbuluar se kërcimi ndihmon në zbutjen e disa simptomave.

“Unë po kërcej në kohë tani… po … dëmtim nervor në anën e djathtë të trupit tim … nuk ka shërim veç Zotit, mendoj. Dëmtimi i nervave ndonjëherë shkaktohet kur nuk merrni oksigjen të mjaftueshëm në trurin tuaj… truri juaj fjalë për fjalë mbyllet… blah bla bla histori e vjetër… në atë vend nuk po merrja frymë… dëmtimi nervor bën që pjesët e trupit tuaj të mpihen” tha ajo ndër të tjera teksa shfaqet duke kërcyer. Spears zbuloi se ajo zgjohet rreth tre herë në javë nga gjumi me duart e saj plotësisht të mpirë dhe ndjehet sikur gjilpërat po i futen në anën e djathtë të trupit. “Dhimbja më godet në qafë dhe pjesa që më dhemb më shumë është pjesa e kokës… më pickon dhe është e frikshme,” shpjegoi këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Channel 8 (@britneyspears)

Ajo shtoi se “për 3 vitet e fundit që kur kam dalë nga ai vend kam qenë në një situatë kome të lehtë dhe nuk mund ta përballoj”. Teksa ka shkruar “atij vendi”, duket se këngëtarja i referohet objektit mjekësor që hyri kundër dëshirës së saj në 2019 dhe për të cilin ka folur disa herë./abcnews.al

.

Të Ngjajshme

Rusët bombardojnë qytetin industrial të Ukrainës, të paktën 13 të plagosur, mes tyre një adoleshent

Vitaminat dhe mineralet që janë të domosdoshme për t’u mbrojtur nga sëmundjet gjatë ditëve të ftohta

KATAR/ Shpërthen zjarri pranë stadiumit ku do të luhet Argjentinë-Meksikë

Leave a Comment