14 C
Skopje
October 20, 2019
Informacione Vendi

Nuk ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë në Idrizovë të Shkupit, prindërit gati për grevë urie (VIDEO)

Nëse Komuna e Gazi Babës nuk pranon kërkesën e 11 prindërve shqiptarë që deri sa të përfundojë ndërtimi i shkollës së re në Idrizovë, fëmijët e tyre klasën e 6- të ta fillojnë në shkollën “ Njegosh”, atëherë ata do të nisin grevë urie. Prindërit thirren në vendimin e Qeverisë së Maqedonisë, ku thuhet se fëmijët duhet të vazhdojnë mësimin në shkollën që duan dhe bazuar në këtë prindërit nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje tjetër të përkohshme përveç shkollës “Njegosh”, përcjellë Alsat-M. “Ne prindërit e Idrizovës veçmë jemi lodh. Ne nuk kemi tentativ tjetër. Ne sot po bëjmë kërkesë deri tëk Kuvendi, Qeveria dhe zyrat e OSBE, ku kërkojmë që fëmijët tanë të mësojnë në shkollën “ Njegosh” në Jurumler. Nëse nuk na realizohet, do të ngrihemi në grevë urie bashkë me fëmijët”, tha Rizvan Seferi, prind. Por qëndrimi i komunës dhe i drejtorisë është se në objektin e shkollës “ Njegosh”, në Jurumler, nuk ka hapësira të mjaftueshme. Megjithatë, Alsat mëson nga burime të sigurtë se gjatë pasdites një pjesë e shkollës është bosh. Kërkuam qëndrim nga Ministria e Arsimit, nëse kjo e fundit do të kërkojë nga Inspektorati i Arsimit, që të inspektojë nëse objekti është i zbrazët ose jo gjatë pasdites. Megjithatë deri tani nga ky dikaster nuk kemi përgjigje./Alsat-M

Artikuj të ngajshëm

Zaev: Zgjedhjet më 12 prill, Qeveria teknike nga 3 janari

shprehja

Ziadin Sela: Shkojmë në zgjedhje, na priftë e mbara

shprehja

INA: Zaev largohet, Qeveri teknike 100 ditëshe, zgjedhjet më 12 prill

shprehja