November 29, 2021
Portali Shprehja

“Nuk kemi interes të bëhemi pjesë e kësaj Qeverie”, tha Ibrahimi për TV21

As nuk kemi ftesë, por as që kemi interes për të qenë pjesë e Qeverisë “Zaev 2”, ka deklaruar për TV21 Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa.

“Nuk mund të bëj parashikime për këtë punë. Ne nuk kemi as interes, as ftesë, as kërkesë, as ofertë që të bëhemi pjesë e kësaj Qeverie”, tha Ibrahimi.

Tact Watches

Paraprakisht ai deklaroi se Alternativa është parti opozitare dhe vazhdon të mbetet e tillë.

Ndërkaq deputeti Kastriot Rexhepi mbrëmë në ClickPlus në TV21 tha se “tashmë është publike se Alternativa është duke realizuar konsultime për koalicionim“, gjegjësisht se “pret në derë për t’u bërë pjesë e Qeverisë“.

Dje u raportua se kryeministri Zoran Zaev ka pasur komunikim me liderin e Alternativës, Afrim Gashi dhe se pret që ky i fundit të caktojë takimin e radhës. Ndërkohë Gashi edhe pse i pyetur, nuk dha asnjë përgjigje për këto informacione!/TV21

Të Ngjajshme

Sot takim i ri Zaev-Gashi! A do të arrihet marrëveshje?

admin

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Leave a Comment