July 28, 2021
Portali Shprehja

Nuk marrë urdhra nga ju – Iliria News Agency

Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan ka sulmuar udhëheqjen e Bashkimit Evropian për shkak se i kërkuan të mbante një profil të ulët gjatë vizitës së tij në Qipro më 20 korrik.

Presidenti i Turqisë u shpreh se “dje kam biseduar me presidenten e Komisionit Evropian dhe më tha ‘Kam dëgjuar që ju do të shkoni në Qipro’, unë u përgjigja po, unë do të shkoj. ‘Mos dërgoni mesazhe të ashpra nga atje’ më tha. Unë nuk pranoj udhëzime nga askush”, ka thënë Erdogan.

Presidenti turk sqaroi se Ankaraja nuk do të dëgjojë rekomandimet e Brukselit dhe do të kryejë studime dhe kërkime të tjera në Mesdheun Lindor dhe Qipro.

“Ne jemi duke e marrë të drejtën tonë siç duhet dhe do ta marrim atë. Në Mesdheun Lindor dhe në Qipro ne do të vazhdojmë kërkimet për naftë”, deklaroi ai.

Të Ngjajshme

‘Habitet’ hoxha nga Mitrovica, vesh maicën me logon e birrës së njohur – Iliria News Agency

admin

Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë – Iliria News Agency

admin

Tetë viktimat e aksidentit në Kroaci pritet të varrosen nesër, dy të tjerëve do t’iu bëhet obduksioni – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment