May 23, 2022
Portali Shprehja

“Nuk më pëlqen Morinho”, ish-numri 2 i Roma-s: Më mirë Allegri ose Dionisi

“Roma nuk është një ambient i lehtë, pritshmëria është shumë e madhe”. Në një intervistë të dhënë për The Italian Football Podcast, Joe Tacopina, sot president i SPAL-it, por zëvendëspresident i verdhekuqve në të kaluarën, është kthyer të flasë për ish-skuadrën e tij:

“Friedkin e kanë nisur mirë, sigurisht më mirë se dy vitet e mëparshëm. Shpresoj që të kthehen në majat e Serisë A”, ka thënë Tacopina.

Tact Watches

– Çfarë mendoni për Mourinho-n?

“Nuk më pëlqen. Preferoj Alessio Dionisi-n, që ka qenë me mua te Venezia dhe tani është te Sassuolo. Shikoni, e di që ka bërë gjëra fantastike 100 vite më parë, por nuk e di sa ka fituar në dhjetëvjeçarin e fundit.

“Dhe jo vetëm kjo: e di se është një trajner i mirë, por nuk e vlerësoj, sepse është një person që kur gjërat nuk shkojnë mirë thotë se skuadra nuk është shumë e fortë ose se klubi nuk ka bërë mjaftueshëm blerje, ose që arbitrat janë kundër Roma-s.

“Nuk e shikon kurrë veten në pasqyrë. Nëse quhesh Special One, ndoshta duhet të bësh një verifikim herë pas here. Unë nuk e njoh personalisht, ndoshta është simpatik, por nuk është trajneri që bën për mua”.

– Si është marrëdhënia me Friedkin?

“Kanë investuar shumë para dhe po bëjnë gjëra të mëdha. Kur një trajner i sulmon sepse nuk kanë marrë lojtarë të mirë, duhet të shkojë në zyrat e tyre dhe të flasë, jo para kamerave. Për mua është një sinjal pasigurie: më jepni Max Allegri-n, gjithë jetën.

“Ka trajnerë si Zanetti që është shkarkuar në mënyrë të pabesueshme, ose Dionisi: ka shumë trajnerë të mëdhenj dhe nuk shikoj asnjë nga ata të bëjë atë që bën Mourinho”.

.

Të Ngjajshme

“Çfarë do të më kishte thënë Mino?”, Ibrahimovic: Të vjedhim sa më shumë të mundemi

admin

Barcelona e mbyll me humbje, gafë e pabesueshme nga Traore (Pamjet)

admin

“Do të luaj me fituesin e Championsit”, ylli arrin marrëveshjen me Real-in dhe Liverpool-in

admin

Leave a Comment