November 29, 2021
Portali Shprehja

Nuk mund të dihet numri i viktimave pa përfunduar analiza e ADN-së, tha drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore

Drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksandar Stankov në deklaratën për MIA-n thotë se në vendin e aksidentit me autobus në Bullgari janë gjetur 44 trupa dhe mbetjet e trupave, të cilët do të lidhen me analizën e ADN-së.

“Derisa të përfundojë analiza e ADN-së, nuk mund të përcaktohet numri i saktë i viktimave. Janë kryer 44 autopsi, por janë gjetur edhe mbetje të trupave që do të lidhen me analizën e ADN-së. Duhet të presim që të ekzaminohen këto mbetje dhe pastaj të shohim se sa njerëz kanë humbur jetën”, deklaroi Stankov për MIA-n.

Tact Watches

Stankov e konfirmoi se do të jenë gati raportet e mjekëve nga mjekësia ligjore, të cilët këtyre ditëve ishin në Sofje, të njëjtat do t’u dorëzohen autoriteteve bullgare.

Paraprakisht, zëdhënësja e kryeprokurorit të Bullgarisë Sijka Mileva në konferencë shtypi me zëvendës prokurorin publik të Bullgarisë, Borisllav Safarov deklaroi se në vendin e tragjedisë janë gjetur 44 trupa.

Ajo informoi se është takuar me burrin që ka mbijetuar i cili i ka rrëfyer se e ka thyer xhamin e autobusit dhe ka thënë se i ka shpëtuar tetë persona dhe jo shtatë.

“Sipas të dhënave me të cilat disponojmë, kanë udhëtuar 52 persona, ne i kemi gjetur 44 trupa, ndërsa janë hospitalizuar shtatë persona – katër burra dhe tri gra. Mbetet mister i madh, ku është personi i tetë. Jemi duke punuar në këtë version, nuk dëshirojmë të përhapim dezinformata, mund të jetë në pyetje edhe memoria e keqe e dëshmitarit”, theksoi Mileva.

Të Ngjajshme

Në Spitalin “Pirogov” ka mbetur vetëm një person nga të lënduarit në aksidentin në Bullgari

admin

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 40-vjeçarja nga Struga

admin

(VIDEO) Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, pjesa e Maqedonisë së Veriut as që ka nisur

admin

Leave a Comment