June 7, 2023
Portali Shprehja

“Nuk mund të ndodhë”, Klopp: Nuk di si ta shpjegoj atë që ka ndodhur

Liverpool ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 në kampionat kundër rivalëve të Manchester City-t dhe trajneri Klopp e ka komentuar me këto fjalë sfidën e hidhur të Etihad-it.

“Besoj se kemi parë pjesën e parë që mendonin se do ta shihnim. Një City dominues, ne me një organizim të mirë dhe me momentet tona. U kemi krijuar disa probleme, duke shënuar një gol të mrekullueshëm dhe duke bërë disa kundërsulme të rrëzikshme”, ka thënë Klopp për BT Sport.

“Kjo është një ndeshje që duhet ta përdorim, fatkeqësisht do të shtoja, për të sqaruar se disa gjëra të caktuara nuk mund të ndodhin. Nuk mund të humbasim duelet në momentet vendimtare.

“Nuk mund të jemi aq të hapur. Nuk është e mundur, por fatkeqësisht ka ndodhur. Duhet ta shpjegoj këtë gjë, por nuk si. E vetmja gjë që mund të bëj është ta përshkruaj”.

.

Të Ngjajshme

Nga talent i së ardhmes në i pastrehë: detajet e rënies së ish-lojtarit të Chelsea-t

admin

ZYRTARE | Milani shkarkon Paolo Maldinin nga detyra. Komunikata zyrtare

admin

“Triplete nga City?”, Cole: United im mbetet më i fortë

admin

Leave a Comment