December 7, 2022
Portali Shprehja

Nuk përmbahet Ronaldo, iu kthehet keq ish-kolegëve të tij kritikë: Xhelozë, nuk janë miqtë e mi, e bëjnë për famë…

Gazeta “The Sun” vijon të publikojë pjesë nga intervista e Cristiano Ronaldos, ku futbollisti ende i Manchester United shpërthen kundër klubit anglez: “Ndihem i tradhtuar, më kanë kthyer në delen e zezë”. “Unë nuk kam respekt për Ten Hag, sepse ai nuk më respekton mua. Nëse ju nuk keni respekt për mua, unë nuk do të kem kurrë respekt për ju”, – i tha Cristiano Ronaldo Piers Morgan në Talk TV.

Gjatë bisedës së tij, Cristiano Ronaldo zbuloi arsyet pse nuk pranoi të përshëndesë Gary Neville, në një nga imazhet më “virale” të sezonit në Premier League. CR7 akuzoi Gary Neville se e kritikoi atë për të fituar më shumë famë dhe deklaroi se ish-futbollisti, tani analist në televizion, nuk është miku i tij: “Nuk shkojmë kurrë për darkë bashkë.

Dëgjoj si të kritikojnë ish-kolegët apo shokët e skuadrës, kur shohin vetëm një këndvështrim. Është e lehtë të kritikosh, nuk e di nëse kur ke një punë në televizion duhet të fillosh të kritikosh që të jesh më i famshëm. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj. Mendoj se ata përfitojnë nga kjo, sepse nuk janë budallenj. Është e vështirë kur sheh njerëz që ishin në dhomën e zhveshjes me ty duke kritikuar në këtë mënyrë”.

Komenti i Gary Neville në “Sky Sports”, që mund ta shqetësonte aq shumë Cristianon, mund të ishte kur ish-lojtari i Manchester United tha për portugezin: “Ne e njohim, e duam, por ai nuk mund të pranojë të mos jetë yll. Nuk e pranon stolin, më mirë të largohet, kaq”.

Cristiano Ronaldo u befasua edhe nga kritikat që mori prej Wayne Rooney, një tjetër legjendë e Manchester United: “Unë me të vërtetë nuk i kuptoj njerëzit e tillë. Ata do të duan të jenë në faqen e parë të gazetave ose lajmeve. Mesa duket duan punë të reja apo çfarëdo tjetër”.

Wayne Rooney tha në talkSPORT për Cristiano Ronaldon: “Ai duhet të ulë kokën dhe të punojë, të jetë gati të luajë kur trajneri ka nevojë për të. Unë mendoj që nëse e bën këtë, ai do të jetë pasuri. Nëse jo, unë mendoj se do ta shpërqendrojë skuadrën”.

CR7 (37 vjeç) gjithashtu nuk e konsideroi Rooneyn (37 vjeç) si një nga miqtë e tij, dhe i hodhi një shigjetë në intervistë: “Ai ndoshta është xheloz, sepse e mbaroi karrierën e tij 30 vjeç, ndërsa unë jam ende duke luajtur në një nivel të lartë. Nuk do të them se dukem më mirë se ai, gjë që është e vërtetë”.

“Ata nuk janë miqtë e mi, ata janë ish-kolegë. Ne kemi luajtur së bashku, por nuk takohemi dhe nuk hamë kurrë darkë bashkë”, – “vulosi” Cristiano për Wayne Rooney dhe Gary Neville. Cristiano Ronaldo lavdëroi Roy Keane, “kapitenin më të mirë që kam pasur në jetën time” dhe theksoi miqësinë e tij me Rio Ferdinand.

.

Të Ngjajshme

Konferenca për shtyp e Vinicius kthehet “virale”: ndodhet një mace dhe hidhet në tokë. Nisin polemikat (PAMJET)

admin

TIRANA FITON SUPERKUPËN | Vllaznia bie në fund, vendos i zakonshmi Redon Xhixha (PAMJET)

admin

ZYRTARE | Federata gjermane mer vendimin mbi Hansi Flick! Komunikata

admin

Leave a Comment