January 22, 2021
Portali Shprehja

Numri i të prekurve me COVID-19 kalon shifrën katër milionë

Numri i infeksioneve të koronavirusit në Brazil ka tejkaluar shifrën e katër milionë personave, raportojnë të dhënat zyrtare.

Vendi më i madh dhe më i populluar në Amerikën Latine regjistroi një rritje prej 43 773 rastesh të virusit në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në 4 041 638.

Të paktën 834 persona të tjerë kanë vdekur nga Covid-19 që nga e mërkura duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 124 614.

Amerika Latine aktualisht është një nga pikat e nxehta globale të pandemisë.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ishte infektuar me virusin, vazhdimisht ka refuzuar kufizimet dhe masat mbrojtëse për arsye ekonomike.

Të Ngjajshme

Kosnetti fton prokurorët e Kosovës të inspirohen nga Anton Çetta

admin

Në Shqipëri, 7 të vdekur e 739 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

admin

KQZ-së i rekomandohet të certifikojë listat siç janë sjellur nga partitë

admin

Leave a Comment