September 30, 2020
Portali Shprehja

Nxënësit e shkollave të mesme protestojnë para Qeverisë, kërkojnë mësim të kombinuar

Nxënësit e shkollave të mesme, ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, sot pasdite janë mbledhur para Qeverisë për të protestuar kundër mësimit online. Ata kërkojnë mësim të kombinuar, me prezencë fizike+online. Nxënësit e pranishëm në protestë thonë se nuk kanë për të lejuar të ndodhë një gjë të tillë, prandaj kërkojnë me çdo kusht për mësim të kombinuar, në të kundërt nga 1 tetori ata do të bojkotojnë mësimin online. Ata thonë se nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen nga institucionet, do të vazhdojnë protestat e tyre edhe më fuqishëm duke i përshkallëzuar protestat në të gjitha qytetet e vendit.

Protestuesit shpalosën edhe 5 kërkesat e zyrtare:

  1. Nxënësit të njihen si partnerë në të gjitha proceset e vendimmarrjes në politikë dhe në shoqërinë civile
  2. Mësim i kombinuar si e vetmja mënyrë e procesit mësimor për aq kohë sa do të vazhdojë pandemia
  3.  Qasje e decentralizuar, ku secila komunë komunë apo shkollë të vendosë mënyrën e vet të mësimbajtjes në varësi të kushteve
  4. Në shkollat profesionale, praktika të zhvillohet me prezencë fizike
  5. Të respektohen masat e higjienës personale, me të gjitha pajisjet e duhura në këtë kohë pandemie

 

Të Ngjajshme

Pendarovski: Vendimet për “gjendjet e jashtëzakonshme”, me konsensus politik

admin

Nesër fillon viti i ri shkollor, 40 mijë nxënës nuk kanë pajisje për mësim online

admin

“Tanku”, nuk dihet fati i Mercedesit të Gruevskit

admin

Leave a Comment