September 18, 2020
Portali Shprehja

O Allah na fal kur ankohemi ! ( Tregim prekës në kohën e Muhammedit a.s )

Kështu na mësoi Pejgamberi Salallahu alejhi selam.

Tregon Enes bin Malik (radijallahu anhu) se një ditë derisa Pejgamberi Salallahu alejhi ue selem ishte me shokët e tij, erdhi një ensar i varfër për të lypur diçka për vete dhe për fëmijët e tij, e Pejgamberi Salallahu alejhi ue selem i tha:
“A nuk ke asgjë në shtëpi”? Ensari tha: Po si jo, kam një shtrojë (qebe) që me gjysmën mbulohen dhe gjysmën e shtroj për të fjetur dhe, kam një enë uji (Ibrik) për të pirë ujë!
Pejgamberi Salallahu alejhi ue Selem i tha:
“M’i sill ato dy sende tek unë”
Ai ia solli ato dy sende, Pejgamberi Salallahu alejhi ue selem i mori në dorë dhe tha:
“Kush i blenë këto dy sende?” Njëri nga të pranishmit tha: Unë i blej për një derhem. Pejgamberi Salallahu alejhi ue selem tha: Kush shton (paguan) më shumë se kaq? Këtë ofertë e përsëriti dy apo tri herë.
Atëherë njëri nga të pranishmit tha: Unë i paguaj dy derhem.
Pejgamberi Salallahu alejhi ue Selem ia dha ato dy sende blerësit, i mori dy derhemët dhe ia dha ensarit dhe i tha:
“Me njërin derhem bli ushqim dhe çoja familjes tënde, e me tjetrin bli një sopatë e pastaj eja këtu” e i Dërguari i Allahut Salallahu alejhi ue Selem ia kishte gdhendur një bisht me dorën e tij, dhe i tha:
“Merre këtë, shko mbaj dru dhe shiti, dhe mos të të shohë pesëmbëdhjetë ditë.
Ensari e mori sopatën shkoi mbajti drunjë dhe i shiti, e pastaj kur u kthye te Pejgamberi Salallahu alejhi ue selem kishte fituar dhjetë derhem, me disa prej tyre kishte blerë veshmbathje për familjen e me disa ushqim për ta. Atëherë i Dërguari i Allahut Salallahu alejhi ue selem i tha:
“Kjo është më e mirë për ty se sa ditën e gjykimit të paraqitet shenja e lypjes tënde në fytyrë, vërtetë lypja nuk vlen për të tjerët, përveç për tre njerëz, për të varfrin ekstrem, (që s’ka asgjë), borxhliut në gjendje të rëndë ose atij që është i sëmurë”. [Ebu Davudi]

.

Të Ngjajshme

A dëshiron të kesh shpërblim si te atij që falet gjithë natën?

admin

Biseda në mes Sahabive (shokve të Muhammedit a.s) Interesante !

admin

Çfare do sëmundje që ke, lute Allahun me këtë lutje

admin

Leave a Comment