November 28, 2020
Portali Shprehja

OBSH del kundër një izolimi të dytë

Jo rikthim në izolim. Ky është sugjerimi që vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditën me numrin më të lartë të infektimeve për 24 orë.

Teksa raportoi për një rekord të ri rastesh me Covid-19 me rreth 350 mijë e 800 të prekur nga koronavirusi, përfaqësues të OBSH u bënë thirrje drejtuesve të shteteve që të rishikojnë masat por rikthimi në karantinë sipas tyre do të ishte shkatërrues për shoqërinë por edhe për ekonominë e shteteve.

Pavarësisht kësaj thirrjeje, në vendet kryesore të kontinentit të vjetër po ndodh e kundërta. Qytetet kryesore evropiane po rikthejnë masat kufizuese dhe izolimin.

Franca dhe Spanja janë dy shtetet më në alarm. Për dy javët në vijim, autoritetet në këto vende kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe gjithçka do të varet nga ecuria e pandemisë.

Të parët që janë paralajmëruar janë pronarët e lokaleve dhe restoranteve si dhe subjektet ku zhvillohet aktivitet sportive, ndërsa shifrat vijojnë të jenë të larta, duket se do të rikthehet karantina./tvklan

Të Ngjajshme

Kurti për 28 nëntorin: Sot është kryedita e shqiptarëve, por nuk do të festohet siç kemi bërë çdo vit

admin

NATO uron Shqipërinë për 28 nëntorin

admin

Hoti homazhe të monumenti i Skënderbeut dhe shtatorja e Rugovës: Sot ditë feste për gjithë shqiptarët

admin

Leave a Comment