Rreth vaksinës së Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë suedeze AstraZeneka do të diskutohet në panelin e debatit të sotëm të njoftuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi përdorimi i kësaj vaksine u ndalua në Afrikën e Jugut, për shkak të dyshimeve se nuk është efektive për njerëzit mbi 65 vjeç vjet.
Mediat franceze thonë se hulumtimet kanë treguar se vaksina ofron mbrojtje “minimale” ndaj infeksionit me llojin e ri të koronavirusit të zbuluar së pari në Afrikën e Jugut, duke ngadalësuar luftën globale kundër pandemisë.
OBSH-ja shton se ky problem ka mbajtur larg vendet më të varfëra nga vaksinimi me AstraZeneka, e cila ka një avantazh logjistik ndaj konkurrencës sepse nuk duhet të ruhet në temperatura shumë të ulëta.
Afrika e Jugut ka prokuruar 1.5 milion vaksina AstraZeneka, të cilat skadojnë në prill, por do të ruhen derisa të përcaktohet saktësisht shkencërisht se si funksionon ilaçi.
Një zëdhënës i kompanisë suedeze tha se ekipi i tyre kërkimor po punon shumë për të korrigjuar vaksinën për ta bërë atë efektive kundër llojit të ri të Afrikës së Jugut të koronavirusit.