September 29, 2020
Portali Shprehja

OBSH paralajmëron: Mos manipuloni me informacionet rreth pandemisë

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Situata të Jashtëzakonshme, Michael Ryan, ka paralajmëruar qeveritë që ofrojnë informacione me motive politike rreth pandemisë së coronavirusit, se mund të ballafaqohen me reagime politike, raporton AP.

Ryan theksoi se tentimet për paraqitje të zgjidhjes së problemeve të caktuara për njerëzimin, nuk është një strategji afatgjate që mund të fitojë, transmeton Telegrafi.

“Transparenca, respektimi dhe pranimi i gabimeve mund të ndërtojnë besimin”, ka thënë Ryan duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me pretendimet e vazhdueshme të qeverisë braziliane sa i përket pandemisë së COVID-19.

Nëse komunitetet vlerësojnë se po marrin informacione të cilat për qëllime politike po manipulohen, atëherë sipas Ryan një gjë e tillë mund të rikthehet si “boomerang”.

Të Ngjajshme

Shqiptarët në Mal të Zi mund të përdorin simbolet kombëtare

admin

Haradinaj: Nuk e kam njohur dhe nuk do ta njoh Gjykatën Speciale

admin

Kreu i OKB: Fundi i pandemisë nuk po duket

admin

Leave a Comment