March 1, 2021
Portali Shprehja

OBSH: Vendet e pasura t’i japin vaksina Ballkanit

Drejtori i OBSH-së kontinentin e vjeter, Hans Kluge kërkoi edhe një herë që vendet e pasura të ndajnë me vendet më të varfra dozat e vaksinës, pasi të kenë imunizuar një pjesë të popullsisë së tyre. “Ne e dimë që BE-ja, Kanadaja, Britania e e Madhe dhe SHBA-ja, kanë porositur katër deri në nëntë herë më shumë doza vaksine, se sa kanë nevojë. “Jam i mendimit, që nuk duhet pritur, deri sa të vaksinohen 70% e popullsisë, për të filluar të ndahen vaksinat me Ballkanin, me Azinë Qendrore apo Afrikën”, tha Kluge në një intervistë me agjencinë e lajmeve, AFP. Këtë javë u kalua shifra e vaksinimit të 100 milionë personave në botë, ndërkohë që 65% e këtyre vaksinave janë dhënë në vende më të pasura. OBSH kërkon më shumë bashkëpunim të Europës dhe kompanive farmaceutike. “Prodhuesit farmaceutikë konkurrentë të bashkojnë forcat për të rritur në mënyrë të jashtëzakonshme kapacitetet e prodhimit”, shkruan agjencia e lajmeve AFP.

.

Të Ngjajshme

Peshkimi joligjor në liqenin e Ohrit rrezikon troftën dhe belushkën

admin

Pollog, dështon menaxhimi i mbeturinave

admin

“Shtetësitë” ASH-AAA: Do ta bllokojmë punën e Kuvendit!

admin

Leave a Comment