15.1 C
Skopje
June 19, 2019
Offside

Ofertë zyrtare, Inzagi pranë rikthimit në stol

Tact

Filipo Inzagi u shkarkua nga Bolonja me datë 28 janar të këtij viti. Ekipi nuk kishte rezultate dhe Superpipo nuk po arrinte t’i motivonte më djemtë.

Një person si ai nuk mund të qëndrojë shumë gjatë larg fushave dhe oferta e parë ka ardhur. E kërkon Benevento për të synuar rikthimin në Serie A. Klubi italian ishte pranë rikthimit këtë sezon, por dështoi në ndeshjet play-off përballë Çitadelës.

Mediat italiane flasin për nisje negociatash, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes mund të vijë shumë shpejt. Ky do të ishte ekipi i katërt që trajnon ish-sulmuesi unik i Milanit të madh, pas kuqezinjve, Venecias dhe Bolonjës.

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

Rikthim i bujshëm? Juve përgatit ofertën për Pogba

shprehja

Tare nuk i ndahet kampionatit të preferuar, një makineri golash drejt Lacios

shprehja

Nejmar apo Grizman? Suarez e shpreh qartë dëshirën e tij!

shprehja