May 16, 2021
Portali Shprehja

Ohër, interes i ulët për vaksinim kundër Covid-19

Rreth 15 mijë qytetarë nga i gjithë rajoni Jugperëndimor i vendit janë paraqitur për t’u vaksinuar në Ohër. Në këtë qytet sot filloi imunizimi me vaksina kineze për banorët e Ohrit, Strugës, Kërçovës, Dibrës, Resnjës, Vevçanit dhe Debërcës, ku gjithsej jetojnë rreth 310,000 qytetarë. Autoritetet nuk e dinë se cila është arsyeja e interesimit të vogël të qytetarëve.

Mendoj se do duhet pak kohë. Njerëzit do ta kuptojnë që vaksinimi është e vetmja gjë që mund të bëjmë për ta mposhtur këtë pandemi. I vetmi ilaç për këtë virus është vaksina. Nuk ka vaksina të mira dhe të këqija, të gjitha janë vaksina të mira”, tha Goran Balev, drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Ohrit.

Qytetarë nga qytete të tjera që i takuam thonë se në më shumë vende duhet të hapen qendra më të mëdha vaksinimi.

“Nëse na ikë autobusi, do duhet të qëndrojmë këtu. Duhej të hapin edhe në Kërçovë. Kjo kështu është maltretim”

“Për ne të moshuarit do ishte më mirë të kishim vaksinime edhe në Resnjë. Por na thanë të vijmë këtu. Falënderoj nipin tim nga Manastiri, ai erdhi dhe na solli”

“Kemi ardhur nga Resnja. Me taksi. Ne jemi të ekspozuar në shpenzime. Edhe në Resnjë ekziston një shtëpi shëndeti. Kjo duhej të bëhet në Resnjë”

Ndryshe, në qendrën rajonale në Ohër është planifikuar të vaksinohen rreth 1,500 njerëz në ditë. Situata epidemiologjike në rajon aktualisht është më e qetë.

 

Miki Trajkovski

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment