September 26, 2020
Portali Shprehja

Ohër, komuna planifikon taksa më të larta për pronarët e banesave

Komuna e Ohrit planifikon t’i rrisë shpenzimet e qytetarëve nga qytetet e tjera të Maqedonisë që kanë banesa Ohër, madje për 50%- shprehen për Alsat nga komuna. Në Ohër janë rreth 8000 apartamente dhe shtëpi që janë në pronësi të qytetarëve nga qytete tjera të vendit, kryesisht nga Shkupi.

“Me këtë pritet t’i vihet fund praktikës që shumë prej tyre e kanë, ku ua japin banesat me qira në mënyrë të paligjshme turistëve, të afërmve apo miqve të tyre”, njoftojnë nga Komuna e Ohrit.

Punëtorët turistik thonë se ata tanimë janë konkurrencë serioze si për qiradhënësit privat ashtu edhe për gastronomët. Askush nuk ka kontroll mbi ta dhe përveç tatimit të pronës që ia paguajnë komunës një herë në vit, të njëjtit nuk kanë detyrime tjera.

“Kjo është ekonomi gri. Apartamentet jepen me qira nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut dhe më pas me ato para pronarët që janë nga qytetetre tjera shkojnë për pushime në Greqi dhe destinacione të tjera turistike. Pra, paratë i fitojnë këtu dhe shpenzohen atje”, deklaroi Vllado Suklloski- pronar i agjencisë turistike në Ohër.

Agjencitë dhe gastronomët kërkojnë që komuna të vendos polici turistike ose inspektim, që do të kryejë kontroll të përditshëm të objekteve të tilla, si dhe zbatimin e detyrimeve shtesë për ta.

“Sikur të kishim kontroll dhe evidencë të tillë, buxheti i Ohrit do të ishte më i madh. Me rritjen e buxhetit edhe vizitat do të evidentohen dhe të gjithë do të duhet të paguajnë. Në këtë mënyrë nuk ka kontroll… “, u shpreh Lupço Cvetanoski- pronar hoteli në Ohër.

Gjatë dimrit, shumë objekte të banimit përreth Ohrit janë bosh. Të njëjtat mbushen për festa, sidomos nga maji deri në fund të tetorit.

Miki Trajkovski

Të Ngjajshme

“Kovid-19”, Filipçe: Nuk ka nevojë për masa kufizuese

admin

Qytetarët e Maqedonisë do të mund të kalojnë transit nëpër Kosovë pa PCR test

admin

Mbrojtja e mjedisit do ta rrisë koston e energjisë elektrike

admin

Leave a Comment