September 30, 2020
Portali Shprehja

Ohër-Strugë, shumë vende të lira në çerdhe

Plotësohet një e treta e vendeve të lira të kopshteve për fëmijë në Strugë dhe Ohër. Në Ohër, nga vendet e lira për 600 fëmijë, në ditën e parë të hapjes së kopshteve, janë paraqitur 200 fëmijë, ndërsa në kopshtet në Strugë, vetëm 40, ndërsa ka vend për më shumë se 200.

“Ditën e parë kemi fëmijë por jo aq sa thuhet sipas deklaratave të prindërve. Kjo ndoshta sepse dokumentacioni i nevojshëm është duke u përgatitur dhe presim që në ditët në vijim të ketë numër shumë më të madh se sa është theksuar- deklaroi Sema Shazimani-drejtore e kopshtit për fëmijë “8 marsi” –Strugë.

Prindërit thonë se do të duhet të gjendet një mënyrë për t’u kujdesur për fëmijët e tyre në kopshte, sepse nuk ka kush të kujdeset për ta.

Drejtorja e kopshtit në Ohër thotë se prindërit janë të kujdesshëm.

“Të gjithë fëmijët prindërit e të cilëve janë të punësuar ose prindër të vetëm janë pranuar në institucion. Kur të kemi pasqyre më të qartë të kësaj jave, si do të shkojnë gjërat me numrin e fëmijëve të përfshirë, ne do të përfshijmë edhe fëmijë tjerë nën të njëjtat kritere- deklaroi Meri Rilkova-drejtoreshë e kopshtit “Jasna Risteska” -Ohër

Në kopshtin e fëmijëve në Ohër, janë angazhuar njëzet përkëdhelëse, mësues dhe personel tjetër. Sot nuk është kthyer asnjë fëmijë, ndërsa në hyrje të kopshtit temperatura i është matur të gjithëve.

Miki Trajkovski

Të Ngjajshme

Qeveria nuk diskutoi heqjen e testit PCR si kusht për kalimin e kufijve

admin

Mësimi online “zhduku” kompjuterët e lirë

admin

Burg për Gruevskin e arratisur, Janakieski mori dënim me kusht

admin

Leave a Comment