July 3, 2022
Portali Shprehja

Ohër, vijon dita e dytë e Forumit të Prespës për Dialog

Sot në Ohër vazhdon konferenca dyditore ndërkombëtare, Forumi i Prespës për Dialog, e cila konferencë ka filluar gjatë ditës së djeshme, ndërsa organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Konferenca në fjalë këtë vit bart emrin “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë”.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski e hapi seancën me temë “65 vjet pas Traktatit të Romës: A është Evropa plotësisht e rindërtuar dhe e integruar ekonomikisht?”.

Tact Watches

Në panel-sesion përveç Kovaçevskit marrin pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, Majlinda Bregu, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal, Matteo Bonomi, ekspert i ekonomisë nga Instituti Ndërkombëtar në Romë dhe të tjerë.

.

Të Ngjajshme

Nesër takim Kovaçevski-Mickoski

admin

Anija ndahet në dysh për shkak të stuhisë në brigjet e Hong Kongut – disa të zhdukur

U zgjuat në mes të natës dhe nuk mund të flini përsëri? Ju duhet të bëni vetëm një gjë

Leave a Comment