June 27, 2022
Portali Shprehja

OKB paralajmëron për përkeqësimin e situatës në fabrikën kimike “Azot”

Mijëra civilë – përfshirë gra, të moshuar dhe fëmijë kanë mbetur të bllokuar në Severodonetsk me furnizim të reduktuar të ujit të pastër, kanalizimeve dhe energjisë elektrike, sipas OKB-së, shkruan BBC.

Tact Watches

Situata po vazhdon të përkeqësohet në bunkerët poshtë fabrikës kimike Azot në qytet – ku qindra civilë janë strehuar pasi njerëzve u mbarojnë shërbimet bazë, tha zëdhënësi i zyrës së Çështjeve Humanitare të OKB-së, Saviano Abreu për BBC.

Dega humanitare e OKB-së po bën përgatitjet për të ofruar ndihmë për ata që janë bllokuar në qytet, por me luftimet intensive që po vazhdojnë, nuk ka akses apo garanci për të evakuuar në mënyrë të sigurtë civilët.

“Mungesa e ujit dhe kanalizimeve është një shqetësim i madh. Është një shqetësim i madh për ne, sepse njerëzit nuk mund të mbijetojnë për një kohë të gjatë pa ujë,” tha Abreu.

Ai shtoi se edhe shërbimet ushqimore dhe shëndetësore janë drejt përfundimit. Rusia ka premtuar hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e civilëve nga fabrika Azot, por deri më tani, nuk ka pasur asnjë njoftim për evakuimin e civilëve.

.

Të Ngjajshme

Anijet shkaktojnë ndotjen e liqenit të Ohrit

Çfarë dimë deri tani për fisin më të izoluar në botë?

Ikja e të rinjve boshatis tregun e Kumanovës

admin

Leave a Comment