January 23, 2022
Portali Shprehja

Omer Ajdini: Mijallkov nuk është vetëm, ai ka lidhje të ngushta me funksionarë qeveritarë

Omer Ajdini nga Aleanca për Shqiptarët I ftuar në emisionin “Rriga Drejt” në Alsat-M, i pyetur në lidhje me vendimet e fundit të gjykatës sa i përket ish drejtorit të DSK-së, Sasho MIjallkov, tha se bëhet fjalë për një njeri i cili ka përgjuar mijëra qytetar të vendit, dhe ndoshta, sipas tij, është personi përgjegjës për rastet e montuara, përcjell in7

“Ky është person i cili është rrezik potencial për secilin qytetarë. Dhe njerëz të tillë, profile të tilla, ky sistem mundohet t’i lirojë. Por Sasho Mijallkov nuk është rasti i vetëm dhe rasti i izoluar. Raste të tilla kemi plotë. Vetëm dy tre ditë më parë u bë kërkesa të lirohen persona që ne me sytë e tonë i kemi parë se kanë bërë vrasje, është pra Boban Iliq i cili vrau një fëmijë 4 vjeçar, bëhet fjalë për kërseksa për lirim të personave që janë përgjegjës për 27 prillin”, tha Omer Ajdini.

Tact Watches

Ai tha se duhet kuptuar se Sasho Mijallkov nuk është i vetëm dhe se ai ka linçe edhe me funksionarë qeveritarë.

“Ja këtu kemi një fotografi të shkrepur në hotelin e tij në Meriot, këtu është zv/kryeministri i kësaj Qeverie, i cili sot duhej të ishte këtu dhe të na tregon përse njerëzi si Sasho Mijallkov lirohen dhe njerëz si Boban Iliq tentohet t’i lirojnë. Kjo është e tmerrshme, kjo është turp se çfarë ndodhë këtu”, tha më tej Ajdini.

Ajdini shtoi se fajtorë për gjendjen e sistemit të drejtësisë janë qeveria LSDM-BDI, të cilët premtuan reforma por që nuk arritën t’i realizojnë të njëjta./in7.tv/

Të Ngjajshme

Vazhdon përballja me flakët në Manastir! Zjarrfikësit tentojnë shuarjen e zjarrit në fabrikën e bukës

admin

Maqedonia e Veriut kërkon lehtësira për hyrje në Kosovë

admin

Ngrirja e çmimeve vlen vetëm edhe 8 ditë

admin

Leave a Comment