September 25, 2022
Portali Shprehja

Operacioni “Vera 22”: Kapen mbi 18 kg drogë në Gjilan, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot në rajonin e Gjilanit më shumë se 18 kilogramë lëndë narkotike dhe ka arrestuar dy persona.

Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar pas hetimeve dy javore nën autorizimin e prokurorisë kompetente ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Vera 22”.

Gjatë këtij operacioni policor njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat lëviznin nga Prishtina në drejtim të Gjilanit.

“Njëra nga veturat e dyshuar ka tentuar t’i shmanget njësitit policor duke mos zbatuar urdhrat për ndalim, ku gjatë tentimit për të ikur ka goditur veturën zyrtare të policisë, të cilës i ka shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët policorë ia kanë pamundësuar ikjen dhe kanë arritur ta ndalojnë ku gjatë kontrollit në të njëjtën veturë kanë hasur në substanca narkotike.

Si vazhdimësi e operacionit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e personave të dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar 18 kg e 246.9 gramë marihuanë, dy vetura me targa vendore, 355 euro dhe dy telefona.

Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe janë tërhequr nga njësiti i Krim Teknikes, përderisa antidroga është asistuar edhe nga njësitë regjionale.

Me vendim të prokurorit kompetent personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Goditet për vdekje një person në Podujevë

admin

Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

admin

Dyshon se gruaja i hodhi “diçka të dëmshme” në ushqim, burri nga Skenderaj merr tretman mjekësor në QKUK  

admin

Leave a Comment