January 30, 2023
Portali Shprehja

Opozita maqedonase insiston për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Gazetar: Adrian Kerimi

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se arsyeja pse oligarku pro rus Oleksander Onishçenko është pajisur me shtetësi të Maqedonisë janë paaftësia e Qeverisë dhe kriminaliteti. Nënkryetari i opozitës maqedonase, Aleksander Nikollovski thotë se shërbimet në vend që të garantojnë rendin kushtetues, ndjekin dhe përgjojnë opozitën.

“Ky është një skandal i cili dëshmon dy gjëra: njëra se prish imazhin e Maqedonisë dhe e dyta Shërbimet e sigurisë nuk funksionojnë. Unë qëndroj në atë se arsyeja bazë se pse ndodh kjo është paaftësia dhe korrupsioni. Shërbimet e sigurisë janë të mbushur me njerëz të paaftë dhe të korruptuar. Në vend që të garantojnë rendin kushtetues, ata merren me krim, kërcënojnë biznesmen dhe ndjekin opozitën”, tha Aleksandar Nikollovski, Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Për këtë rast ai bëri përgjegjës drejtorin e ASK-së, ministrin e brendshëm dhe Kryeministrin.

“I pari përgjegjës është drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski i cili duhet të jep dorëheqje dhe të mos shkon ambasador në Paris. Përgjegjësi i dytë është ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski sepse vetë Qeveria e pranoi se baza për t’i konfiskuar shtetësinë Onishçenkos janë të dhënat e rrejshme ndërsa MPB-ja është autoriteti për marrjen e të dhënave të sakta nga personat që aplikojnë. I fundit përgjegjës është kryeministri, Dimitar Kovaçevski”, shtoi ai.

Nikollovski akuzoi ministrin e Brendshëm, Spasovski edhe për dhënien e 215 pasaportave të tjerë sipas tij për kriminelë nga Stambolli, Kievi dhe mafia Italiane. Për të shpëtuar vendin nga turpi diplomatik ndërkombëtar por edhe nga kriza energjetike, Nikollovski tha se nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare në pranverë të vitit 2023./Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Shkencëtarët bëjnë shpikjen gjeniale: Sekreti për shërimin e kancerit gjendet tek peshkaqenët

VMRO-DPMNE-së nuk i pëlqen hyrja e ASH-së në Qeveri

admin

Qeveria lavdërohet me kupon fiskal rus, Kovaçevski kërkon falje

Leave a Comment