7.5 C
Skopje
April 2, 2019
Informacione Vendi

Opozita shqiptare me Izet Zeqirin për president të Maqedonisë së Veriut?

Opozita shqiptare e përbërë nga Aleanca për Shqiptaret e Ziadin Selës dhe BESA e Bilall Kasamit përflitet se po bisedon me akademik Izet Zeqirin për kandidat të mundshëm shqiptarë për president të Maqedonisë së Veriut, mëson TetovaSot nga burime të brendshme në ASH.

Nga ASH dhe BESA e as nga Izet Zeqiri nuk është konfirmuar një bashkëbisedim i tillë.

Deri më tani zyrtarisht vetëm VMRO-ja ka nxjerr kandidatin e saj për president të Maqedonisë së Veriut edhe atë me profesoreshën nacionaliste Gordana Siljanovska.

Nga ana tjetër LSDM vazhdon bashkëbisedimi dhe koordinimi me partitë shqiptare për të nxjerr një kandidat konsensual, ku sipas tyre edhe të merr vota shqiptare ku do të ketë mbështetje nga PDSH-ja e Menduh Thaçit, Alternativa e Afrim Gashit dhe BDI-ja e Ali Ahmetit ku kjo e fundit vazhdon të hesht nëse do të del me kandidat të vetin apo do të përkrah një kandidat të LSDM-së që do të pajtohen të gjithë palët.

BESA e Bilall Kasamit pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se nuk e përkrahim një kandidat të LSDM-së pa kushte, nga ana tjetër lideri i ASH-së, Ziadin Sela e refuzoi takimin me Zaev duke e lënë të zbrazur një bashkëpunim për garën e presidentit.

Nëse ASH-ja dhe BESA do të nxjerrin ish deputetin Izet Zeqirin dhe nga ana tjetër do të ketë dy kandidat maqedonas shanset janë maksimale që në raundin e dytë të garojë një shqiptarë dhe një maqedonas, pasi gjithë shqiptarët në raundin e parë do t’ia japin votën shqiptarit edhe pse do të ketë thirrje nga partitë shqiptare në pushtet që të përkrahet kandidati i LSDM-së

Ndryshe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi më 8 shkurt i shpalli zgjedhjet e gjashta presidenciale. Raundi i parë do të mbahet më 21 Prill, ndërsa raundi i dytë do të jetë më 21 Maj.

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Limani godet Blerim Rekën, Selën e Kasamin

shprehja

Siljanovska – Davkova: çështja e emrit është kontest ende i hapur

shprehja

Pendarovski nga Krusheva: Ne jemi për integrim dhe jo izolim

shprehja