April 17, 2021
Portali Shprehja

Opozita shqiptare nuk heq dorë nga kërkesat për ligjin e shtetësisë

Opozita shqiptare pret kryeministrin Zoran Zaev për të thënë fjalën e fundit nëse ka kompromis mbi ligjin për shtetësi ose jo. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë të vendosur, derisa nuk ka marrëveshje, nuk ka zhbllokim të Kuvendit.

Jemi në pritje të takimit me kryeministrin Zaev sa i takon harmonizimit të qëndrimeve mbi propozim-Ligjin për shtetësi. Deri tani nuk kemi përcaktuar datë ose moment. Shpresojmë në atë që tha kryeministri që të mërkurën ose të enjten do të ndodhë takimi i kryeministrit me liderët tanë dhe të bëjmë përpjekje që ta rrumbullakojmë edhe këtë ligj- deklaroi Ilmi Aziri, Deputet i ASH-së.

Zaev nuk ka takuar ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovskin dhe atë të Drejtësisë, Bojan Mariçiq për t’u koordinuar para takimit me liderët e opozitës shqiptare. Nga LSDM thonë se derisa Mariçiq ndodhet në vizitë jashtë vendit, nuk mund të pritet takim koordinues. Takimin me Selën dhe Gashin kryeministri Zaev e paralajmëroi dy ditë më parë. Nuk përjashtohet mundësia që takimi mes liderëve të zhvillohet javën e ardhshme.

Po këtë javë do të mbajmë takim. Nesër në mbrëmje do të kem takim koordinues me ministrin e Brendshëm dhe ministrin e Drejtësisë për ta përfunduar atë që kemi si detyrim tonin mbi sugjerimin e dy partive opozitare nga takimi i fundit. Këtë javë do të kemi takim në të cilin do të mundohemi të gjejmë zgjidhje afatgjate shtetësinë- pohoi Zoran Zaev, Kryeministër.

Për shkak të mos procedimit të propozim-Ligjit për shtetësi, opozita shqiptare me mijëra amendamente ka bllokuar disa ligje, në mesin e të cilëve edhe ai për masat ekonomike dhe ligji për kundërvajtje, ndërsa paralajmëron bllokada të reja derisa shtetësia nuk merr epilog pozitiv.

Adrian Kerimi

.

Të Ngjajshme

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

admin

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

admin

Taseva: S’ka dallim mes rastit të Rashkovskit dhe planit për ndërtim përball Holiday Inn

admin

Leave a Comment