Ora policore, arrestohen 22 persona

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Brendshme ka regjistruar 41 shkelje të orës policore në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Prej tyre 20 në Shkup, 7 në Ohër, 5 në Strumicë, 4 në Tetovë, 3 në Manastir, 1 në Veles, 1 në Shtip. 22 prej tyre janë arrestuar ndërsa ndaj të tjerëve, pasi u janë marrë të dhënat, do të zbatohen masat e përkatëse. Policia ka kryer 1812 kontrolle, ku është hasur vetëm një shkelje e masës së vet izolimit. Edhe në Dellçevë është iniciuar padi penale ndaj tre personave, ndërsa Prokuroria kërkon shqiptimin e gjobës prej 2 mijë eurove.  Urdhra penal janë shqiptuar edhe ndaj 10 qytetarëve në Shkup.

Prokuroria Themelorë Publike:

“Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot dorëzoi gjashtë propozime për urdhra penal kundër gjithsej dhjetë personave, të akuzuar për – Mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë një epidemie sipas nenit 206 paragrafi 1 të Kodit Penal. Prokuroria Publike e Gjykatës Themelore Penale në Shkup u propozoi të gjithë të pandehurve gjobë prej 100 gjobave ditore, me shumën e një gjobë ditore të caktuar në 20 euro në kundërvlerë në denar”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se është marrë vendim për izolimin e 186 personave, 350 qytetarë kanë nënshkruar deklaratë për vet izolim, ndërsa 206 persona tjerë janë futur në karantinë shtetërore. Numri i përgjithshëm i personave që gjenden në karantinë shtetërore në rajonin e Pollogut, është 425, respektivisht 208 në Tetovë dhe 217 në Gostivar, kurse, kurse numri i personave me deklaratë të nënshkruar për vetë-izolim është 18, 12 në Tetovë dhe 6 në Gostivar.

Duke filluar që nesër më 8 prill ora policorë me vendim të Qeverisë do të fillojë nga ora 16 deri në 5 të mëngjesit, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë izolim të plotë, duke filluar të premten në orën 16 deri të hënën në orën 5 të mëngjesit. Nga Qeveria informuan se të punësuarit nëpër fabrika dhe transport do të mund të punojnë edhe gjatë orës policore, por me kusht që paraprakisht të pajisën me leje të posaçme  që i jep punëdhënësi, dhe të cilat duhet të jenë të miratuara nga Shtabi i Krizave. Kjo vlen edhe për orën policore gjatë fundjavës.

Evi Shkopi  

.

loading...

Të ngjajshme

Drejtori i spitalit në veri: Numri i serbëve të infektuar në Kosovë pritet të rritet

shprehja

Izrael, nxënësit rikthehen në shkolla

shprehja

Trump: Rusia të ndalojë mbështetjen e “mizorive” në Idlib

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë