September 26, 2020
Portali Shprehja

ORË VENDIMTARE: Milik braktis stërvitjen e Napolit! Afron shitja përfundimtare (Detajet)

Këto janë orë të nxehta në aksin Napoli-Romë. E gjithë vëmendja është përqendruar në negociatat që do ta bëjnë Arek Milik të veshë fanellën verdhekuqe, Çështje ditësh, mbase edhe orë.

Milik nuk është më pjesë e planeve të Napolit dhe Gattusos, të cilët nuk e thirrën atë për miqësoret kundër Pescara dhe Sporting Lisbonës (kjo e fundit u anulua). Deri dje ai vazhdoi të stërvitej në Castel Volturno me pjesën tjetër të ekipit, por sot ai nuk mori pjesë në seancë: në 12:30 polaku u largua nga qendra sportive me makinën e tij.

Transferimi në Romë po afron, agjenti i tij, David Pantak, është tashmë në kryeqytet për të gjetur marrëveshjen vendimtare me klubin verdhekuq. Milik do të fitojë 5 milion euro në sezon (bonuse të përfshira) ndërsa rreth 25 milion euro do të përfundojnë në arkat e Napolit (3 për huazimin me detyrimin e blerjews të vendosur në 15 milion dhe 7 për çdo shpërblim midis golave ​​dhe kualifikimit në Ligën e Kampionëve) .

 

.

Të Ngjajshme

ÇMENDURI: Atalanta shënon sërish, Belotti ngushton me asistin e Vojvodës!

admin

Dëbimi i Suarezit, shpërthimi i Messit, merkatoja dhe objektivat; Koeman përgjigjet për gjithçka

admin

E PAZAKONTË! Klubi hollandez lejohet të sponsorizohet nga lojërat erotike

admin

Leave a Comment