June 27, 2022
Portali Shprehja

Orelien Çuameni, është futbollisti i ri i Realit

Orelien Çuameni, është futbollisti i ri i Real Madridit. Njeriu i parë i skuadrës madrilene, Florentino Perez, prezantoi futbollistin e ri, për të cilin skuadra e Realit pagoi 80 mln euro në konton e skadrës franceze të Monakos.

Tact Watches

Me këtë rast, Çuanmeni u bë transferimi i katërt më i shtrenjtë në historikun e Real Madridit, kampionit aktual të Spanjës dhe Evropës. Vet futbollisti potencoi se është i kënaqur që është bashkuar me klubin madrilen, me çka ka plotësuar endërrën e kahmotshme.

Ai zgjodhi të bashkohet me skuadrën e Real Madridit, përpos interesimit nga PSZH, Liverpulli dhe Mançester Junajted. Në sezonin e fundit te Monako, Çuameni, regjistroi 35 paraqitje, duke kontribuar me 3 gola dhe 2 asiste, ndërsa ishte në ekipin e parë të Monakos në 11 ndeshjet e garave evropiane.

.

Të Ngjajshme

Do të “sundojmë” në Ballkan, kërkojmë kushte më të mira

Visar Ganiu fle gjumë: Rruga “Ismail Kadare” në Seravë si në romanet e tij

admin

Mbyllet pa fitues përballja miqësore në mes Llapit e Makedonija Gj.P.

Leave a Comment