Enzo Fernandez ka marrë lejen për t’iu nënshtruar testeve mjekësore në Portugali. Sipas burimeve në Portugali, të cilët kërkuan të mos përmendet për shkak të afërsisë së tyre me situatën, tani është rritur optimizmi se mund të arrihet një marrëveshje midis Chelsea dhe Benfica.
Si rezultat, Benfica ka rënë dakord të lejojë që Fernandez t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Portugali në rast të një marrëveshjeje. Chelsea e ka ndjekur mesfushorin argjentinas gjatë gjithë dritares së janarit.
Ata ripërtëriën përpjekjet e tyre për ta sjellë atë në Stamford Bridge të hënën dhe kanë folur me Benfica-n gjatë të martës, teksa synojnë të bëjnë një oferte te fundit te re. Nuk flitet per vleren e futbollistit po menyren e pageses…
Fernandez ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro në kontratën e tij me Benfikën. Por Chelsea ka pranuar qe te paguaje edhe me shume, rreth 130 mln euro por te ndara ne 6 keste. Dicka qe Benfica ende nuk e ka pranuar…
22-vjeçari iu bashkua Benfica-s vetëm verën e kaluar nga klubi i tij i fëmijërisë River Plate dhe ka bërë 17 paraqitje për skuadrën portugeze. Ai luajti kur Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar muajin e kaluar.
BREAKING: Chelsea are preparing to give Enzo Fernandez his medical in Portugal
pic.twitter.com/cpkwAbJk8A
— Sky Sports News (@SkySportsNews) January 31, 2023
.