May 16, 2021
Portali Shprehja

Organizatat joqeveritare, kritika të shumta për Draft- Programin për harmonizim me të drejtën e BE-së

Organizatat joqeveritare me kritika të shumta për Draft- Programin Kombëtar për harmonizim me të drejtën e BE-së, të shkruar nga Sekretariati për Çështje Evropiane. Ata vlerësojnë se dokumenti është bërë pa analizë sistemore.

“Analizat sistemore i kemi domosdoshmëri, por për to duhet njohuri. Askund nuk pash njohuri që në mënyrë empirike më dëshmon se është ashtu si është shkruar. Janë të gjitha përfundime verbale, të bëra copy paste. Shefi kërkon kështu, tjetri kërkon ashtu, por kjo nuk kalon në Evropë. Evropa kërkon bazë, përmbajtje dhe zbatim. Secili ministër të dijë në sektorin e tij çka i mungon- dekaroi Zllate Poposki, Specialist i analizave .

“Gjuha e shkrimit të dokumentit mbetet sfidë. Duhet t’i ikim shprehjeve se Kuvendi do ti vazhdojë përpjekjet për sjellje të ligjeve me procedurë të shkurtër, gjithsesi kjo pritet, por çfarë do të bëjë konkretisht në afat të mesëm, çfarë në afat të shkurtër?!”- tha  Ardita Abazi, Instituti për Politikë Evropiane (21:22-21:43) pjesa e dytë

Sipas tyre, mungon strategji e qartë rreth shumë çështjeve si korrupsioni, viktimat e dhunës e barazia gjinore.

“Vendosen çështje që nuk lidhen drejtpërdrejtë me situatën e konstatuar, por nuk ka përgjigje për rekomandimin e vazhdueshëm se ka korrupsion në prokurimet publike- tha German Filkov, Qendra për komunikime civile.

Nga ana tjetër, Sekretariati u zotua se do t’i merr parasysh vërejtjet që sektori civil do t’ia dorëzojë deri më 7 maj. Vonesat në sjelljen e Programit i arsyetoi me skriningun sqarues, metodologjinë e re dhe pandeminë, duke thënë se ajo që shkruhej azhurohej vazhdimisht.

“Shqyrtim të akteve ligjore që janë lëndë e harmonizimit me legjislacionin, masat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare, me afat të zbatimit, institucione kompetente dhe status të procedurës së miratimit të tyre. Aneksi dy, shpërndarje e vendeve të punës sipas nevojës së forcimit të kapaciteteve administrative. Aneksi tre, projektim të resurseve buxhetore dhe Aneksi katër, instrument për ndihmë para-anëtarësuese dhe trajnime TAEX- pohoi SINKRON- Nikolla Dimitrov, Zv/Kryeministër për Çështje Evropiane.

Dimitrov tha se 45% e legjislacionit evropian tashmë është inkorporuar në atë vendor. Ndërsa Sekretariati planifikon të organizojë një komision për revizion të ligjeve të BE-së të përkthyera në gjuhën maqedonase.

Anesa SaliHu

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment