August 2, 2021
Portali Shprehja

Origjina e COVID-19, Kina refuzon të bëhet një hetim i dytë – Iliria News Agency

Kina ka refuzuar planin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për një fazë të dytë të një hetimi mbi origjinën e koronavirusit , i cili përfshin hipotezën që virusi mund të kishte shpëtuar nga një laborator kinez.

OBSH këtë muaj propozoi një fazë të dytë të hetimeve mbi shkaqet e pandemisë, duke përfshirë auditimet e laboratorëve dhe tregjeve në qytetin e Wuhan, duke kërkuar transparencë nga autoritetet.

Por Zeng Yixin, zv / ministri i komisionit kombëtar shëndetësor të Kinës, tha se Pekini nuk mund të pranonte një plan që “shpërfill mendjen e shëndoshë dhe sfidon shkencën”. Zeng tha se ai u befasua kur lexoi për herë të parë planin e OBSH-së sepse thekson shkelje nga ana e Kinës për sa i përket protokolleve laboratorike.
“Ne shpresojmë që OBSH të rishikojë seriozisht konsideratat dhe sugjerimet e bëra nga ekspertët kinezë dhe të trajtojë siç duhet origjinën e COVID-19 si një çështje shkencore dhe të lerë menjë anë ndërhyrjet politike,” tha Zeng./abcnews.al

Të Ngjajshme

Grenell në Tiranë, takon Edi Ramën – Iliria News Agency

admin

Shpërthimi i bombolës në Velipojë, pas 2 vajzave, ndërron jetë edhe nëna – Iliria News Agency

admin

Osmani nderon post-mortem djalin e Joe Biden që shërbeu në Kosovë, thotë se familja Biden bëri shumë për shtetin tonë – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment