August 17, 2022
Portali Shprehja

Orllanca në tym e ajër të ndotur/ Ende asnjë zgjidhje për deponinë mes komunave Haraçinë-Likovë

Rreth dy dekada me radhë kjo deponi vazhdon të mbetet kështu ku nga djegia e saj, shkakton ajër të pa pastër për banorët e fshatit Orllancë.

Banorët e këtij fshati në periferi të Shkupit janë skeptik se ndonjëherë mund të merren masa nga komuna për largimin deponisë.

-Kjo nuk duhet të jetë këtu, por në ndonjë vend të shmangur. Kjo fryma tash drejt në Haraçinë këtë fëlliqësirë e dërgon.

-A keni bërë kërkesë deri te komuna?

-Ku të bëjmë të kush të bëjmë, nëse kishte bërë dikush kërkesë nuk guxon askush t’i nxjerrë këtu, por s’ka bërë askush, prandaj bëhet kjo fëlliqësirë.

-Deponia na pengon tepër. Prej tymit dhe erës së keqe nuk mund të flemë, sa është temperatura patjetër dyert dhe dritaret t’i mbajmë mbyllur.

Përveç kësaj banorët tregojnë edhe për aksidente që kanë ndodhur si pasojë e dukshmërisë të dobët për shkak të tymit.

-Nuk ka as 3 net, 2 djem të rinj kanë bërë ndeshje nga mbeturinat.

-Pse?
-Për shkak që tymi dhe qentë, ka ikur nga qentë djali dhe ka bërë ndeshje, plus edhe të asaj ane janë dy. Aq shumë është e dëmshme askush nuk merr masa, na  gënjejnë, secila parti që vjen, do e heqim dhe ato vetëm më shumë e shtojnë.

Deponia bie në territorin e Komunës së Likovës. Kryetari i saj, Erkan Arifi i tha TV21 se nuk mund të japë një afat për zgjidhjen e këtij problemi, sepse sipas tij, nuk varet nga komuna.

“Ai lokacion është caktuar me vendim të këshillit komunal gjatë mandatit të parë. Por është e vërtetë se ju krijon problem edhe banorëve të fshatit Orllancë, pasi në vijë ajrore është afër. Ky problem është duke u zgjidh në nivel qendror përmes rajoneve panore, ku edhe rajoni jonë kemi themeluar ndërmarrje ndërkomunale e cila do të bëj grumbullimin e të gjitha mbeturinave komunale, ndërsa deponia në fshatin Nikushtak do të mbyllet, mirëpo nuk varet nga ne, afate nuk mund të japim.”- deklaroi Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës.

Përveç se nuk dihet se kush hedh mbeturina, po ashtu e panjohur mbetet edhe se kush ia vë flakën kësaj deponie./TV21

Të Ngjajshme

Bekteshi: Do të ketë kursim, por jo reduktime të energjisë elektrike

Suspendohet prokurorja Vilma Ruskoska, shkaku i bastisjes në Policinë Financiare

Boshatiset plazhi i Shëngjinit, shiu largon pushuesit nga bregdeti

Leave a Comment