September 27, 2021
Portali Shprehja

Osmani i bën thirrje Indisë që ta njohë Kosovën – Iliria News Agency

Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin indian “WION” i ka bërë thirrje Indisë që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke theksuar se Kosova nuk është Kashmir, shkruan Wionews.

Osmani ka thënë se fillimisht India duhet të njohë vuajtjet e kosovarëve nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pastaj të njohë pavarësinë e Kosovës, realitet ky për të cilin presidentja thotë se nuk ka për të ndryshuar.

“Ne i bëjmë edhe një herë thirrje qeverisë së Indisë që para së gjithash të njohë vuajtjen e popullit të Kosovës nga regjimi gjenocidal e Millosheviqit dhe së dyti, ta njohë realitetin e pandryshueshëm në terren”, ka thënë presidentja Osmani në këtë intervistë për redaktoren e WION, Palki Sharma.

Tutje Osmani ka potencuar se është vetëm çështje kohe kur India do t’i bashkohet vendeve demokratike që kanë njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Linku i intervistës është shpërndarë nga këshilltari i presidentes, Artan Murati.

Të Ngjajshme

Talebanët, u japin urdhër berberëve: Mos u shkurtoni mjekrën burrave!

Vuçiq: Ekziston ideja për ta mbyllur Konçulin dhe për ti izoluar shqiptarët e Bujanocit dhe Preshevës

Tanket e avionët serbë drejt Kosovës, deputeti shqiptar akuzon Ramën

Leave a Comment