July 2, 2022
Portali Shprehja

Osmani: I kemi përmbushur kriteret për vizat, shtetet e BE-së duhet ta mbështesin këtë proces

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Tact Watches

Ajo, para mediave ndërkombëtare në takimin mes përfaqësuesve të Bashkimi Evropian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se nëse kosovarët i marrin vizat kjo është një drejtësi e madhe për ata.

“Ne sigurisht shpresojmë, megjithatë nuk dua t’i rris pritshmëritë në këtë moment kohor. Sepse ky proces nuk është më në duart tona. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket liberalizimit të vizave vite më parë. Ne u jemi përgjigjur të gjitha shqetësimeve të shteteve anëtare dhe tani është koha që shtetet anëtare të mbështesin vërtet këtë proces. Sepse kjo është një drejtësi e madhe ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Të Ngjajshme

Për vetëm 3 orë Tiranë – Sarandë, u hap aksi i rëndësishëm rrugor në jug të Shqipërisë (VIDEO)

admin

Shtrenjtohen çmimet në Durrës, pushuesi tregon sa po paguajnë për 5 ditë

admin

Gjermania paralajmëroi popullsinë e saj: Kurseni energjinë elektrike dhe përgatituni për dimër!

admin

Leave a Comment