January 28, 2022
Portali Shprehja

Osmani në Riga në takimin e Këshillit Veriantlantik të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot udhëton për në Riga, Letoni ku nesër dhe pasnesër do të merr pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Euroatlantik të NATO-s në nivel të Ministrave të Punëve të Jashtme.

Gjatë sesioneve punuese dyditore do të shqyrtohen çështje të rëndësisë strategjike të Aleancës, si situata në Afganistan, ballafaqimi me sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë, si dhe bashkëpunimi me partnerët. Ministrat do të diskutojnë edhe për konceptin e ri strategjik të NATO-s, si dokument i rëndësishëm  sa i përket rolit të ardhshëm  gjeostrategjik të Aleancës.

Tact Watches

Me rëndësi të veçantë do të jetë diskutimi për stabilitetin dhe prosperitetin Ballkanit Perëndimor, ku pritet të theksohet nevoja për qasje dhe veprim të përbashkët strategjik të NATOS-s dhe BE-së, drejt Ballkanit Perëndimor si parakusht themelor për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Në margjinat e takimeve në Riga, në agjendën e Osmanit janë të paraparë edhe një sër takimesh bilaterale me Ministrat e Punëve të Jashtme  dhe vendeve anëtare të NATO-s.

Të Ngjajshme

Kovaçevski: Të jemi të zëshëm kundër antisemitizmit

admin

Maqedoni, mbyllja e termocentraleve me qymyr më së voni deri në vitin 2030

admin

E konfirmon partia, Fatmir Limani i bashkohet Lëvizjes Besa

admin

Leave a Comment