September 29, 2022
Portali Shprehja

“Osmani nuk duhet të heshtë për punësimin e Ejupit”

Bujar Osmani nuk duhet të heshtë për punësimin e Besmira Ejupit. Kështu vlerëson zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika për qeverisje të mirë, shkruan Alsat.

Lidhur me rastin e Ejupit, Gërkova thotë se Osmani e ka për obligim të jetë transparent dhe ta informojë opinionin nëse Besmira Ejupi është punësuar në këtë institucion, me çfarë procedurash dhe pse është zgjedhur pikërisht ajo në atë pozitë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme edhe sot nuk janë të kapshëm për të konfirmuar ose mohuar punësimin e Ejupit. Informatat për punësimin e saj në MPJ vijnë tre muaj pasi Komisioni për Anti Korrupsion zbuloi se Ejupi ka marrë paga nga katër komuna dhe avokati i shtetit në të njëjtën kohë dhe ka fituar rreth 12 mijë euro.

Së fundi u bë e ditur se me vendim të Qeverisë Besmira Ejupi ka qenë edhe anëtare e Bordit Mbikëqyrës tek ndërmarrja publike “Hekurudhat – Infrastruktura”./Alsat

Të Ngjajshme

Putin është i gatshëm t’i sakrifikojë 500 mijë rusë nëse duhet për pushtimin e Ukrainës

BE transferon mbi 5 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Theret me thikë një i mitur në Shkup

Leave a Comment