11.3 C
Skopje
November 16, 2019
Informacione Vendi

Osmani për “mini-schengenin”: Nuk bëjmë projekte pa aprovimin e Washingtonit dhe Brukselit

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka komentuar idenë për krijimin e një minishengeni ballkanik.
Në një intervistë për AA, ai ka folur për takimin e krerëve të rajonit, i cili do të mbahet të dielën në Ohër.
Osmani bëri të ditur se në këtë takim janë ftuar presidenti i Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë Hercegovinës dhe Serbisë.
Ai theksoi se takimi organizohet pa paragjykime dhe projekte politike, duke shtuar se “ne nuk bëjmë projekte rajonale pa aprovimin e Ëashingtonit dhe Brukselit”.
“Ideja nuk është për t’u paragjykuar në aspekt të formimit të një zone politike të ‘mini-Shengenit’ e kështu me radhë, por është për të parë mundësitë për shfrytëzimin e mundësive për një bashkëpunim më të mirë rajonal”, thotë Osmani, duke përmendur analizat e Bankës Botërore, sipas të cilave, kamionët kalojnë 80 për qind të kohës në pikat kufitare dhe duke bërë thirrje që të hiqen barrierat ekonomike dhe doganore.(INA)

Artikuj të ngajshëm

Përfaqësuesja e Vetëvendosjes thumbon Zaevin për hipokrizi për Rusinë

shprehja

Pika e nxehtë e bisedimeve VV-LDK që mund ta prish marrëveshjen për koalicion

shprehja

Ish-truproja e Mijallkovit arratiset nga arresti shtëpiak

shprehja