March 1, 2021
Portali Shprehja

Osmani-Xhaçka: Viti 2021, shpresë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka thotë se viti 2021 është vit i shpresës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Xhaçka pret fillimin e negociatave këtë vit, duke theksuar se dy vendet janë përpjekur shumë për t’i plotësuar kushtet dhe një pezullim i mëtejshëm i bisedimeve me Unionin do të ishte zhgënjyes për dy vendet dhe rajonin.

“Do të ishte për të ardhur keq nëse kjo punë kaq e madhe dhe ky besim kaq i madh do të zhgënjeheshin sërish, për shkak të konsideratave subjektive apo politike të vendeve anëtare, në moment që vlerësimi objektiv dhe teknik nga ana e Këshillit dhe vendimi i tij në mars 2020 ka qenë pozitiv. Së dyti, stabiliteti, zhvillimi dhe siguria e rajonit tonë janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me perspektivën evropiane”, theksoi Xhaçka.

Në takim me Ministrin e Jashtëm, Osmani, Xhaçka shtoi se anëtarësimi në BE është garancia e zhvillimit të rajonit, por edhe kontribut për sigurinë e vetë BE-së. Ndërsa Osmani u shpreh “Dy vendet janë anëtare në NATO. Na mbetet anëtarësimi në BE, për të cilën nuk ka alternativë”.

Tirana ndër tjerash shprehu mbështetje ndaj faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht përpjekjet për arritjen e barazisë së plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve si dy komunitete shtet-formuese, përmes zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

.

Të Ngjajshme

Sot nis regjistrimi i diasporës, diplomatëve, të burgosurve dhe të pastrehëve

admin

Peshkimi joligjor në liqenin e Ohrit rrezikon troftën dhe belushkën

admin

Pollog, dështon menaxhimi i mbeturinave

admin

Leave a Comment