Pacienti me koronavirus kafshon fytyrën e një infermieres

Pamjet tronditëse tregojnë infermieren duke shpërthyer në lot ndërsa fytyra e saj e fryrë është e mbuluar me çarje, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Policia lokale tha se pacienti i ndaluar po merr mjekim nën karantinë me mbikëqyrjen e policisë. Ai do të ndiqet penalisht në përputhje me ligjet kineze pas shërimit.

Infermierja kineze u shty në tokë dhe u kafshua në fytyrë kur u përpoq të ndalonte ikjen e shtetasit nigerian, sipas një deklarate të policisë.

Policia Guangzhou tha se ata kanë hetuar incidentin dhe menjëherë të kryejnë ndjekjen pasi të mbarojë trajtimi.

Banori i huaj po përballet me dëbimin pasi u arrestua nga policia lokale për ndërprerjen e shërbimeve publike, sipas një deklarate zyrtare.

Burri dyshohet se u zemërua pasi punëtorët e komunitetit e urdhëruan atë të vishte një maskë për fytyrën para se të hynte në kompleksin e banimit në të cilin jetonte.

Kryeministri kinez Li Keqiang u bëri thirrje zyrtarëve që të bëjnë kontrollimin e rasteve të dyshuara asimptomatike dhe të intensifikojnë përpjekjet e monitorimit, përcjelljes, karantinës dhe trajtimit të imponuar ndaj tyre. /Lajmi.net/

loading...

Të ngjajshme

Gruaja me “vetulla të përbindëshes”

shprehja

Rrethet misterioze prej guri të bëra nga kockat e mamuthit

shprehja

Ngjarje e rrallë në Mat: Zogu që ecën mbi katër këmbë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë