February 1, 2023
Portali Shprehja

Pacolli dhuron pagën e janarit për të dëmtuarit nga vërshimet, kërkon nga ministrat dhe deputetët ta bëjnë të njëjtën gjë

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se pagën e tij të deputetit të këtij muaji do ta jap për të ndihmuar ata që u dëmtuan nga vërshimet e këtyre ditëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në postimin e tij, Pacolli ka falenderuar njerëzit që kanë ndihmuar në fondacionin e tij për të ndihmuar familjet që kanë nevojë, e që kanë pësuar nga vërshimet.

Tutje, i pari i AKR-së ka kërkuar që edhe deputetët tjerë në Kuvendin e Kosovës si dhe ministrat të veprojnë si ai, duke dhënë pagën e tyre të muajit janar.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Po e jap pagën vjetore për dëmet nga vërshimet, ftoj kolegët në qeveri dhe kuvend ta ndajnë pagën e janarit

Falënderoj të gjithë miqtë e mi dhe qytetarët e vullnetit të mirë që vazhdojnë të mbështesin fondin “Vërshimet e Janarit 23″

Ju lutem edhe njëherë, vazhdoni te ndihmoni!

Dërgone kontributin e juaj në Banka Ekonomike Prishtinë

Llogaria:

XK51401000000912949

Sëift: EKOMXKPR XXX

Emertimi i llogarise: Fondacioni Behgjet Pacolli

Të Ngjajshme

Ish-pjesëtari i Wagnerit rus: Ata që refuzonin të luftonin pushkatoheshin, Prigozhin është djall

admin

Një rrugë e Prishtinës të mbajë emrin e Joe DioGuardit

admin

Bie nga ura autobusi i nјë ekipi të futbollit, 4 viktima dhe 29 të lënduar

admin

Leave a Comment