September 27, 2020
Portali Shprehja

Padi penale për ndërtim të paligjshëm tek Mavrovasja

Sot (01.09.2020) SPB Shkup, Njësia për krim ekonomik deri tek Prokuroria publike ka ngritur padi penale kundër M.A. 34 vjeçar, nën dyshimin se personi në fjalë është kryers i veprës penale “ndërtim i paligjshëm”,  në bazë të Nenit 244-a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë edhe kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se edhe Qeverisë së shpejti do të sjell vendime në bazë të të cilave do të mund të zgjidhet problemi me ndërtimin e paligjshëm që ndërtohet tek Mavrovasja në Shkup.

“Sot së bashku me shërbimet juridike i shqyrtuam të gjitha modelitetet e shumë çështjeve, ndërsa një prej tyre është edhe objekti tek Mavrovasja, problem i cili sfidon qendrën e Maqedonisë së Veriut dhe Shkupit dhe një sfidë për të cilën qytetarët reaguan me të drejtë. Sot do të sjellim vendime konkrete, nuk do të doja paraprakisht t’i them, sepse vendime sjellë Qeveria, e jo kryeministri”, tha Zaev.

Të Ngjajshme

VMRO-ja kritikon masat e reja ekonomike, Mickoski: Janë masa të një Qeverie mafioze

admin

MPB dhe Prokuroria hetojnë incidentin në spitalin e Kumanovës

admin

Qeveria miratoi pakon e katërt ekonomike, 31 masa në vlerë prej 470 milion euro

admin

Leave a Comment