August 17, 2022
Portali Shprehja

“Padyshim që do e shesin pas këtij gabimi”, gafa e pabesueshme e Brojës (Pamjet)

Armando Broja ka bërë një gabim të pazakontë për të në miqësoren e luajtur nga Chelsea kundër skuadrës së Udinese-s.

Sulmuesi shqiptar, për të cilin ka filluar të interesohet edhe Real Madrid, ka shpërdoruar një rast të pastër vetëm pak hapa larg portës.

Nuk ka qenë një nga momentet më të mira për yllin kuqezi. Pulisic ka dhënë një pasim të bukur në zonën e rreptësisë, por Broja ka gabuar në mënyrë të pabesueshme.

Siç mund të pritej, reagimi i tifozëve në rrjetet sociale ka qenë i pamëshirshëm, me një prej tyre që ka shkruar në Twitter: “Broja do të shitet padyshim pas këtij gabimi”.

Megjithatë, një tjetër i ka dalë në mbrojtje sulmuesit shqiptar, duke shkruar: “E ka fajin fusha për gabimin e Brojës. Topi duket qartë se është devijuar para se ai ta gjuante”.

E ardhmja e Armando Brojës është akoma e paqartë. Përveç Real Madrid, për sulmuesin interesohen edhe disa klube të Premier League. Trajneri Tuchel duhet të marrë një vendim nëse do ta mbajë apo jo në ekip.

.

Të Ngjajshme

E BUJSHME | Ora perfekte! Trajneri i fiksuar pas kohës mund të drejtojë në Botërorin e Katarit

admin

BEFASI NË NEGOCIATA | Nuk ka akord, Juventusit i ngec në derë i superpaguari dhe bllokon merkaton. Motivi

admin

Jorge Mendes vendos rekordin tjetër! Çon te ekipi “i tij” talentin e madh portugez për gati 50 mln euro

admin

Leave a Comment