August 17, 2022
Portali Shprehja

Pak orë para fillimit të reciprocitetit në dokumente me Serbinë: Ndizen sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut

Edhe pak orë kanë mbetur kur hynë në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Por pak orë para fillimit të reciprocitetit në dokumente janë dëgjuar sirena të alarmit në veri të Mitrovicës.

Kjo ka zgjatur për dhjetë minuta, nga ora 17:40, por që ky alarm i njohur si ‘usbuna’, njihet si sinjalizues i serbëve për grumbullim në veri

Ky vendim ka bërë që të ketë deklarata nxitëse nga disa prej liderëve të Serbisë, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se vendimi është legjitim dhe nuk ka arsye që të tensionohet situata.

.

Të Ngjajshme

Partitë në pushtet nuk kanë konsensus për rekomandimet historike me Bullgarinë

Bekteshi: Do të ketë kursim, por jo reduktime të energjisë elektrike

Suspendohet prokurorja Vilma Ruskoska, shkaku i bastisjes në Policinë Financiare

Leave a Comment