September 26, 2020
Portali Shprehja

Palestina kundër marrëveshjes, se njeh Kosovën, reagon ambasadori në Beograd

Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan ka reaguar pas marrëveshjes në Washington, një pikë e së cilës ka të bëjë me Izraelin dhe zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jeruzalem, duke thënë se nëse ndodhë kjo, atëherë është në dëm të së drejtës së popullit palestinez në Jeruzalem.

Sipas tij, kjo është në kundërshtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila i referohet çështjes palestineze, shkruajnë mediat serbe.

Ai po ashtu potencoi se ky vendim gjithashtu do të dëmtojë miqësinë tradicionale midis Palestinës dhe Serbisë dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Kujtojmë se reagime lidhur me këtë ka pasur edhe nga autoritetet palestineze të cilat kritikuan presindentin amerikan, Donald Trump duke e akuzuar atë për orkestrimin e vendimit nga Kosova dhe Serbia që te vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem për të përmbushur “ambiciet e tij elektorale”.

Palestina ka kultivuar një politikë të afërt me Serbinë, duke refuzuar që të njoh Kosovën pasi në vitin 2008 shpalli pavarësinë.

Sipas Insajderit, Palestina ka 24 njohje më shumë se Kosova dhe ka shpallur pavarësinë 10 vjet më herët.

Njohja nga Singapori ka ngritur në 113 numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës, një nga shtetet më të reja në botë.

Mes shumë problemeve dhe bllokimeve të Serbisë, Rusisë dhe Kinës, në qarqet diplomatike, njohja e pavarësisë së vendit mbetet ende një sfidë e madhe për diplomacinë kosovare, por një shtet tjetër gjithashtu problematik sa i përket njohjes ndërkombëtare megjithatë është jo shumë larg nesh.

Ani pse e ka shpallur pavarësinë me 15 nëntor 1998, Palestina, është njohur deri më tani nga 137 vende.

Kosova dhe Palestina në fushën diplomatike kanë pak a shumë të njejtat probleme. Të dyja vendet së fundmi dështuan të anëtarësohen në Interpol, si pasojë e bllokimit nga Serbia, Izraeli dhe Rusia.

Të Ngjajshme

“Mos më prek, nuk të njoh”, momenti kur Nasim Haradinaj nuk i nënshtrohet policëve të EULEX-it (VIDEO)

admin

Maqedonia dhe Kosova do të hapin kufijtë pa teste, mësohet se kur?!

admin

Haradinaj: Nuk i përgjigjem EULEX

admin

Leave a Comment