October 21, 2021
Portali Shprehja

PAMJE SKANDALOZE/ “OJHA, ÇFARË KALI JE”, KËSHILLTARJA I HIPËN MBI SHPINË KRYETARIT TË BASHKISË (VIDEO)

Së fundmi një video po bën xhiro në rrjet ku shihet këshilltarja e kryetarit të bashkisë në Maqedoninë e Veriut mbi shpinën e kryetarit.

“Çfarë kali je …”, thotë vajza dhe të dy qeshin.

Në pamjet e publikuara vajza shfaqet e ulur në anën e pasme të kryetarit të të bashkisë së Banja Lukës, Drasko Stanivukoviq, ndërsa ai i mëson asaj si të ngasë një kalë.

Sipas mediave vendase mësohet se bëhet fjalë për Olga Babiq, një punonjëse e Administratës së Qytetit, e cila është krahu i djathtë i tij.

“Ti e drejton shpinën dhe më merr jakën, sikur frenat të ishin nga një kalë …”, thotë Stanivukoviq, ndërsa vajza e ulur në kurriz bërtet “ojha”.

Ai pastaj i jep asaj udhëzime se si të drejtojë kalin, cilën këmbë, ku dhe si të godasë, duke simuluar hipur. Pas kësaj, vajza bie në krahët e kryebashkiakut.

“Çfarë kali je …”, thotë vajza dhe të dy qeshin.

Të Ngjajshme

KSHZ: Paraqitja e të sëmurëve deri më 23 tetor, personat me Covid-19 deri më 25 tetor

admin

Takimi Sela-Mickoski, punohet për shumicë të re parlamentare

admin

Policia me detaje për aksidentin në hyrje të Tetovës, një person ka humbur jetën

admin

Leave a Comment