13 C
Skopje
March 15, 2019
Feja Islame

PAMJE TMERRI/ GJAK, NJERËZ TË SHTRIRË, E NJË DORË QË FILMON… SI U VRANË 49 PERSONA NË XHAMI

Këto janë pamjet e rënda të sulmit që ndodhi mëngjesin e sotëm në Zelandën e Re brenda një xhamie.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur 49 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Në pamjet dramatike nga vendi i ngjarjes, duken njerëz të shtrirë pa jetë, gjurmë gjaku e një dorë që filmon.

Sipas informacioneve të deritanishme, një nga katër agresorët e këtij sulmi të planifikuar, ka filmuar gjatë gjithë kohës ‘live’ në rrjetin social Facebook momentin e sulmit dhe momentet e tmerrit që kanë kaluar besimtarët.

Një australian 28-vjeçar i cili e identifikoi veten në Twitter si Brenton Tarrant është autori kryesor i masakrës.

Mediat e huaja raportojnë se dëshmitarët dëgjuan më shumë se 50 të shtëna nga armët e tij, duke përfshirë një armë gjahu gjysmë-automatike dhe një pushkë. Sulmi ndodhi në xhaminë Al Noor në Christchurch.

Artikuj të ngajshëm

Si pasoje e aksidentin humbjen jeten dy prinderit, pas vete lane 4 fëmijë jetimë, katër vajza të vogla të moshës 14, 11, 8 dhe 2 vjeç (Video)

shprehja

Sa vite ka jetuar Nuhu (paqja e Allahut qoftë mbi të!)

Redaksia Shprehja

Ajni-Syri

shprehja