December 1, 2020
Portali Shprehja

Pamjet shokuese nga morgu i Tiranës, reagon Instituti i Mjekësisë Ligjore

Drejtori i Insitutit të Mjeksisë Ligjore në Tiranë, Bledar Xhemali ka reaguar pas pamjeve nga morgu që janë publikuar në media.

Institucioni i Mjeksisë Ligjore thekson se ky veprim i shpërndarë në media ka si synim përhapjen e panikut dhe për të nxirë bluzat e bardhë në këtë luftë ndaj koronavirusit.

“Në emër të institucionit dhe të stafit tonë, shpreh indinjatën për inskenimin e bërë me fotografitë që janë nxjerrë në media nga mjediset e morgut!

Periudha që po jetojmë në punën tonë, ashtu si për të gjitha institucionet e ngjashme në spitalet e mbarë botës ka qenë tejet e mbingarkuar. Padyshim që morgu nuk bën asnjë përjashtim në pamundësinë për t’i sistemuar denjësisht të gjitha kufomat në mjediset frigoriferike në dispozicion, kur ka më shumë fatalitete.

Kur jemi në pamundësi, ato sistemohen në tavolina, më pas në barela dhe kur ndodh që të jenë më shumë, vendosen me respektin më të madh në dysheme bashkë me sendet vetjake të paketuara, pasi kryhen proceset përkatëse në pritje që t’u dorëzohen familjarëve.

Por kurrsesi nuk është rrëmuja e paraqitur në fotot keqdashëse të shpërndara në media.

Sendet personale që shoqërojnë trupat, janë veshjet e të ndjerëve, të cilat përbëjnë kujtime të çmuara për familjarët.

Edhe logjika më elementare të thotë se ky është thjesht dhe vetëm një inskenim! Është e dhimbshme deri në neveri, që autori i fotove është kujdesur të kryejë një shërbim të porositur për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha të institucionit.

Ne kemi njoftuar institucionet eprore për këtë operacion keqdashës dhe kriminal në raport me publikun dhe shpresojmë që fajtori të identifikohet e të vihet para drejtësisë”, përfundon njoftimi.

Të Ngjajshme

Pas kritikave të shumta, Prizreni vendos që ta largojë shtatoren e Adem Jasharit

admin

Merkel: Nuk mund ta premtoj çeljen e negociatave me Shqipërinë

admin

Von Cramon: Nuk mjafton të bisedohet, duhet datë për vizat e kosovarëve

admin

Leave a Comment